Pesë policë në pikën e kontrollit kufitar në Pocking në Gjermani kanë dhënë me sukses provimin e tyre për humanizëm!
Një familje shqiptare prej pesë anëtarësh ishte duke udhëtuar me makinë nëpër Austri drejt Gjermanisë., shkruan pno.de Qysh sa ishin ende në Austri, gruaja rreth 70 vjeçare ishte ankuar për probleme shëndetësore, kështu që familjarët u detyruan të ndalonin në një vendpushim të autostradës.
Ndërkaq, kur familja kishte hyrë në Gjermani, gjendja e gruas u përkeqësua në mënyrë dramatike, transmeton albinfo.ch.
Ajo u alivanos dhe pulsi nuk i rrihte më. Shoferi i makinës informoi policët në postin e parë policor, të cilët pastaj i thirrën për ndihmë kolegët e tyre. Pesë policë filluan me masat e rianimacionit, përmes masazhit të zemrës dhe frymëmarrjes artificiale, bën të ditur eprori i tyre 30 vjeçari Goller, i cili punon në këtë pikë nga dhjetori i vitit të kaluar. “Ishte një punë ekipore”, thotë ai me modesti. Policët në këtë veprim i ka ndihmuar fakti se ata pak kohë më parë kishi n mbaruar një trajnim për ndihmën e parë.
Derisa Kryqi i Kuq i Bavarisë arriti në vendin e ngjarjes, policët po e vazhdonin luftën për jetën e pacientes, transmeton Klan Kosova. Dhe këtë e mbaruan me sukses. Kur ajo ishte tashmë në autoambulancë, i ishte kthyer pulsi. Ndërkohë ajo është dërguar për trajtim në një klinikë në Passau.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...