Njësitet policore, FSK-ja, zjarrfikësit dhe qytetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e dy policëve të zhdukur në lumin Lepenc nga mbrëmja e djeshme.
Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, u.d. drejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, si dhe Avni Arifi, këshilltari i kryeministrit Ramush Haradina, raporton Indeksonline.
Dy policët, Malsor Dashi e Armend Trena mbrëmë janë përfshirë në një aksident në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit. Si pasojë e kësaj, të dy policët rezultojnë të kenë humbur në lumin Lepenc./Indeksonline/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...