Një dokument gjyqësor i siguruar nga BIRN tregon se dy policë në veri të Kosovës pranuan në gjykatë se kanë prekur provat në skenën e krimit ku u qëllua për vdekje politikani serb Oliver Ivanoviç.
Dy policët e pranuan se kishin manipuluar provat në skenën e vrasjes së politikanit serb të Kosovës Oliver Ivanoviç, sipas një procesverbali me shkrim të një vendimi të marrë nga Gjykata Themelore në qytetin e Mitrovicës për t’i liruar ata.
Një nga policët, i identifikuar me inicialet Z.J., i tha gjykatës se ai bëri atë që pretendonte prokuroria “nga padituria dhe mungesa e trajnimit dhe jo me qëllim” dhe se ai pendohej sinqerisht për veprimet e tij.
Avokatja e policit tjerë, i identifikuar si D. M., i tha gjykatës se klienti i saj e telefonoi ambulancën me celularin e tij duke menduar se Ivanoviçi ishte i sëmurë, por pa e kuptuar se çfarë i kishte ndodhur atij, sipas dokumentit të gjykatës.
Gjatë seancës dëgjimore në Mitrovicë të hënën, prokuroria tha se videot e mbikëqyrjes të analizuara nga hetuesit tregonin Z.J. duke marrë një gëzhojë plumbi nga vendi i krimit dhe duke e futur atë në xhep.
Sipas prokurorisë, polici i dytë D. M. e pa Z. J. duke e bërë këtë gjë, por nuk reagoi.
Prokuroria tha gjithashtu se dy policët lejuan një kalimtar të kalonte në skenën e krimit ku Oliver Ivanoviç u qëllua për vdekje më 16 janar, para zyrave të partisë së tij në Mitrovicën e veriut.
Gjykata vendosi se prokuroria i ka të gjitha provat nga skena e krimit, kështu që nuk ka shqetësime se të dyshuarit, të cilët u liruan nga paraburgimi të hënën, mund të shkatërronin ndonjë provë.
Dy policët nga pjesa veriore me shumicë serbe e Mitrovicës u arrestuan të shtunën.
Ivanoviç ishte kreu i nismës Liri, Demokraci dhe Drejtësi, e cila ishte kundër partisë kryesore serbe të mbështetur nga Beogradi, Lista Serbe, e cila është pjesë e qeverisë së Kosovës.
Politikani i njohur kishte thënë disa herë se ai dhe familja e tij kishin marrë kërcënime dhe kishte kërkuar ndihmë nga Kosova, Serbia dhe të tjerët, por pa asnjë rezultat.
Serbiae deklaroi vrasjen një akt terrorizmi dhe kërkoi që të lejohej të merrte pjesë në sjelljen e fajtorëve para drejtësisë.
Ivanoviç shihej si një politikan i moderuar që mbështeste bashkë ekzistencën midis pakicës serbe të Kosovës dhe shumicës shqiptare të saj.
Megjithatë, para vdekjes së tij ai po rigjykohej nën dyshimet se kishte urdhëruar vrasjen e shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës në vitin 1999. Ai e deklaroi veten të pafajshëm./birn
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...