Nga sot e për tri ditë radhazi, gratë policie të Kosovës, përkatësisht Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës, do të marrë pjesë në konferencën që po mbahet në shtetin e Gjeorgjisë “Gratë në Polici”
Kjo është bërë e ditur nga kjo shoqatë përmes faqes së tyre në facebook, ku ndër të tjera thuhet se pjesëmarrja e delegacionit të Kosovës është mundësuar fal ndihmesës së Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
“Sot me datë 03/03/2020 ka filluar konferenca në shtetin e Gjeorgjisë “Gratë në Polici” e që do të zgjasë deri me datën 06/03/2020, ku delegacioni nga Policia e Kosoves, konkretisht Shoqata e Grave e Policisë së Kosovës është duke ndjekur konferencën në shtetin Gjerogjisë. Pjesëmarrja e delegacionit të Kosovës është mundësuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë/INL.”, thuhet në postimin e tyre.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...