Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, Kryekomisar Adriatik Huti, ka thënë se Stacioni i Policisë Shëngjin, është shtuar dhe fuqizuar me forca shtesë të shërbimeve të policisë së rendit , policisë kriminale dhe policisë rrugore.
Shërbime të cilët punojnë 24 orë për mbarëvajtjen e gjithë sezonit turistik, qoftë në aspektin e rendit dhe sigurisë publike, po ashtu edhe në pjesën që i takon policisë rrugore, kryesisht trafikut.
Këto shërbime, ndihmohen edhe nga shërbimet e policisë rrugore të Kosovës, të cilat janë të shpërndara në aksin rrugor Shëngjin , por edhe nga Lezha – Shëngjin, Lezhë – Milot dhe në Rrugën e Kombit.
“Bashkëpunimi i Policinë e Kosovës ka sjellë një risi që ka rreth 2-3 vite që po vazhdon, dhe është shembull pozitiv në bashkëpunim, në komunikim, në etikën dhe në mirëkuptimin e pushuesve që vinë nga Kosova, pasi për hir të vërtetës ka një fluks goxha të shtuar të pushuesve që vinë nga Kosova në drejtim të Shqipërisë”, ka thënë Huti., raporton Indeksonline.
Sipas tij, ndër objektivat dhe orientimet kryesore që kemi edhe ne si polici, është komunikimi me etikë, nuk është synimi gjoba sesa është mbarëvajtja e trafikut dhe parandalimi i aksidenteve rrugore me pasoja për përdoruesit e rrugës.
Granit Xhaka nominohet për “Goli i Vitit”
Media britanike: Shqipëria mes pesë destinacioneve për të vi...
Vëllai i Madh, ia plotëson dëshirën Gjestit për të kaluar nj...
Deco po planifikon t’ia rrëmbejë Real Madridit top yllin nga...
Britania e Madhe ‘pushtohet’ nga mjegulla, aeroportet anuloj...
Autobusi përplaset me kamionin në Meksikë, të paktën tetë të...