Sonte rreth orës 20: 40 minuta ka ndodhur një aksident trafiku në aksin rrugor të rrugës nacionale Qafë Morinë–Ponoshec, ku një person ka goditur me veturë dy zyrtarë policorë.
Komandanti i Policisë së Trafikut në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Albin Sahatçiu, deklaroi për Klan Kosova se deri te aksidenti erdhi për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës së drejtuesit të automjetit i cili ka qenë nga Shqipëria, dhe si pasojë e ka humbur kontrollin ndaj mjetit të tij duke dal në anën e kundërt të rrugës duke u përplasur te automjeti i zyrtarit të policisë, i cili ka qenë i ndalur në pikë kontrolli.
“Si pasojë e këtij aksidenti janë goditur edhe dy policë që ishin aty në pikën e kontrollit, dhe gjendja e tyre është e mirë. Njëri polic është ndalur në repartin e urgjencës në Gjakovë, por lëndimet janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa zyrtari tjetër policor veçse është liruar në shtëpi”.
“Sipas policisë, drejtuesi i mjetit ka qene i dehur, pra i është bërë testi i alkoolit ndaj tij dhe ka rezultuar që është i dehur. Ai është arrestuar dhe me hetimet e këtij aksidenti janë duke u marr zyrtarët policorë, përfshirë edhe prokurori”, deklaroi Sahatçiu.
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit