Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira, 25 vjeç dhe Shkelqim Halabaku, 27 vjeç, të tre nga Gjilan kanë përfunduar në pranga të Policisë Shqiptare.
Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Tonin Vocaj, i cili ka dhënë detaje rreth finalizimit të dy operacioneve të zhvilluara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, raporton Arbresh.info.
Vocaj, bëri me dije detaje nga operacioni i goditjes së grupit të strukturuar kriminal, i cili merrej me trafik të lëndëve narkotike nga Kosova drejt Shqipërisë.
“Goditet një rrjet i strukturuar kriminal nga Kosova, që kryenin trafik armësh dhe municione armësh drejt Shqipërisë”, tha ai, raporton Arbresh.info.
Ai, shtoi se janë sekuestruar mbi 200 kallëpe tritol, sasi kjo, e cila dyshohej se do përdorej në ngjarje kriminale në Shqipëri.
“Jam sot këtu, së bashku me prokurorin, z. Ritvan Suka, zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, zëvendësdrejtorin për Sigurinë Publike, shefin e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, shefin e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe shefin e Komisariatit të Policisë Nr. 2, për të bërë prezente rezultatet e 2 operacioneve të zhvilluara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”.
Poi ashtu, sipas tij, gjatë këtyre 2 operacioneve u godit një rast i trafikimit të lëndëve eksplozive, u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde eksplozive, si dhe u dokumentua me prova ligjore, ngjarja e ndodhur në rrugën “Perlat Rexhepi”, ku iu vendos lëndë plasëse një zyre noteriale.
Për të dyja rastet, ai thotë se autorët janë vënë në pranga.
“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, i DVP Tiranë, pas një pune hetimore 4-mujore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke përdorur metoda speciale të hetimit, bëri të mundur goditjen e një grupi kriminal nga Kosova, që kryente trafikim armësh dhe lëndësh eksplozive nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Si rezultat i mirorganizmit të punës në kuadër të operacionit policor të koduar “THE SAME”, më datë 04.02.2024, në afërsi të urës së Gjolës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira, 25 vjeç dhe Shkelqim Halabaku, 27 vjeç, të tre banues në Gjilan”, shprehet Vocaj.
Në kuadër të këtij hetimi, u shpallën në kërkim edhe 2 shtetas kosovarë.
Gjithashtu, gjatë operacionit, sipas Policisë Shqiptare u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasësë të dyshuar tritol TNT, me peshë 46 kg. Kjo sasi ishte destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale të ndryshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar edhe 3 celularë dhe 1 automjet.
Më parë, në kuadër të këtij procedimi janë zhvilluar 2 operacione, janë vënë në pranga 2 shtetas dhe janë sekuestruar 4 armë zjarri pistoleta, së bashku me krehra dhe municione luftarake, të cilat janë trafikuar nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.
Po më datë 04.02.2024, nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2, u finalizua operacioni policor i koduar “POROSIA”, në kuadër të të cilit u dokumentua me prova ligjore ngjarja e ndodhur më datë 30.01.2024, në një zyrë noteriale në rrugën “Perlat rexhepi”, ku ka shpërthyer lëndë plasëse.
Në kuadër të këtij operacioni, u ndaluan shtetasit:Real Zefi, 33 vjeç, banues në Shkodër;Korrado Katana, 33 vjeç, banues në Durrës;Eno Flamuraj, 36 vjeç, banues në Korçë. Gjithashtu u shpallën ne kërkim 2 shtetas. /Arbresh.info/
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...