Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 12:50 në fshatin Bardhosh ka parandaluar një person që po planifikonte të hidhej nga ura.
Sot, më, 16.05.2020, rreth orës 12:50, një njësi patrulluese e autostradës, derisa ishte në patrullim rutinë në pjesën e autostradës Trudë-Mazgit, pikërisht në urën e autostradës në fshatin Bardhosh, kanë vërejtur një të ri që ishte duke tentuar të hidhet nga ura.
Zyrtarët policorë: rreshteri B.B., dhe zyrtari policor Sh.D., menjëherë kanë filluar intervenimin. Në vend-ngjarje, pos të riut që ishte në tentativë që të hidhej, në shoqëri me të ishin edhe dy të mitur që e mbanin me forcë personin që të mos hidhej. Policët duke përdorur metoda të komunikimit nga distanca dhe duke iu afruar me kujdes personit në fjalë, arrijnë të kalojnë pengesat e autostradës, ta mbajnë me komunikim derisa i afrohen dhe e marrin nën kontroll, transmeton arbresh.info
Njësiti i autostradës ka ftuar policët e rendit nga Stacioni Policor ‘Veriu” Prishtinë që të vijnë në vend-ngjarje dhe të vazhdojnë ta trajtojnë rastin. Aty, më pas vije dhe babai i personit që kishte tentuar të hidhej nga ura. I riu më pas është shoqëruar për në Qendrën Psikiatrike të QKUK-së dhe po ashtu policia ka njoftuar edhe Qendrën për Punë Sociale. Rasti është në trajtim nga institucionet përkatëse.
Policia, apelon të gjithë ata që kanë informata apo janë dëshmitarë të rasteve të tilla të thërrasin në numrin 192, në mënyrë që parandalohen raste të tilla./arbresh.info/
Gjykimi në Hagë – Rexhep Selimi me kollare të kuqe e emblemë...
Begaj uron 28 Nëntorin nga sheshi i Vlorës, thekson vetëdije...
Festa, nga Kosova drejt Shqipërisë/ Trupa e veteranëve të UÇ...
Me simbole e veshje kombëtare, qindra qytetarë nga Kosova ni...
Inter Miami do t’i ofrojë kontratë të re Messit
Krasniqi uron e përkujton: 28 Nëntori na emocionon, nuk e ke...