Policia e Kosovës thotë se ka marrë masat e duhura të sigurisë për ditën e nesërme kur do të mbahet Parada e parë e Krenarisë e komunitetit të LGBTI’së në Prishtinë, duke marrë në konsideratë rreziqet që mund t’i ketë ky organizim.
Në Kosovë pati marshe dhe organizime të tjera të vogla të komunitetit LGBTI, por parada e parë në kryeqytet do të mbahet nesër në sheshin Skënderbeu.
Policia e Kosovës tregon se është përgatitur për mbarëvajtjen e këtij organizimi, marrë parasysh se ndaj këtij organizimi pari reagime të ashpra sidomos nga radikalët fetarë.
“Në Kosovë njihet e drejta e orientimit seksual si dhe e drejta e lirisë së shprehjes, përderisa nuk cenohet tjetri në formë të shkeljes së të drejtës apo lirisë së garantuar me kushtetutë”, njofon PK.
Më tej, në njoftim thuhet se policia merr në konsideratë gjithçka që mund të ndërlidhet me ndonjë situatë të caktuar dhe veçmas kur ka organizime ngjarjesh dhe manifestime të çfarëdo lloji.
“Vlerësuar rrethanat që karakterizojnë këtë manifestim, policia ka hartuar planin e saj operativ në të cilin ka bashkërenduar dhe ka inkorporuar të gjitha veprimet operative që do të ndërmerren me qëllim të monitorimit dhe sigurimit të mbarëvajtjes së kësaj ngjarjeje”.
Organizmi i LGBTI’së është organizim i lejuar, dhe për këtë, policia thotë se do të përkushtohet që me rigorozitet të sigurojë dhe të parandaloj këdo që ka qëllim të mohimit të lirive.
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...