Pogradec, gjendet një grua e vdekur në banesën e saj, kishte qenë më herët në spital

23:38 | 8 Dhjetor 2021
Arditë Shkodra

Një 46-vjecare është gjetur pa jetë në banesë e saj në qytetin e Pogradec mbrëmjen e sotme.

Ajo ka qenë paraqitur më parë në spitalin e Pogradecit dhe pasi kishte marrë ndihmën mjekësore, ishte larguar për në banesën e saj.

“Më datë 08.12.2021, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, në banesë, ka gjetur vdekjen, shtetasja A. H., 46 vjeçe, e cila më parë ishte paraqitur në Spitalin e Pogradecit dhe pasi kishte marrë ndihmën mjekësore, ishte larguar për në banesën e saj.” – bën me dije policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes./oranews

Të ngjashme