Podujevë, vodhën 12 telefona në një “mobishop”, policia arreston të dyshuarit

10:23 | 18 Janar 2021
Arbresh.info

Një vjedhje ka ndodhur në komunën e Podujevës.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar pasi të njëjtit janë futur në një “mobishop” dhe kanë vjedhur 12 telefona në vlerë prej 1950 euro, shkruan arbresh.info

Nga njëri person është gjetur dhe konfiskuar një telefon Samsung.

Ndërsa me urdhër të prokurorit dhe urdhër verbal të gjyqtarit gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë edhe  një kontroll –bastisje por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës: 

Podujevë 17.01.2021-04:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit në një lokal kanë vjedhur 12 telefona në vlerë të 1950 euro. Tek njëri nga të dyshuarit është gjetur  dhe konfiskuar një telefon Samsung qe dyshohet se është vjedhur në lokalin mobi shop . Ne konsultim me prokurorin dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë edhe  një kontroll –bastisje por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme