Podujevë, komuna i dërgon asamblistët në Sarandë

12:39 | 23 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Këshilltarët në Kuvendin Komunal të Podujevës do të udhëtojnë për në Shqipëri.

Nën shpenzimet e komunës, këshilltarët do të udhëtojnë dhe akomodohen në qytetin e Sarandën, shkruan arbresh.info.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim të bërë publik në faqen zyratre të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në të njëjtin njoftim thuhet se komuna fillimisht kishte planifikuar që të shpenzonte 4 mijë euro për kontratën “Transporti dhe akomodimi i këshilltarëve te KK Podujeve në Shqipëri”.

E pas hapjes së tenderit të interesuara u paraqitën dy kompania teksa të dyja ofruan çmimin më të ulët sesa që kishte parashikuar komuna.

Njëra kompani për transport dhe akomodim të këshilltarëve ofroi çmimin 3 mijë e 318 euro ndërsa tjetra ofroi çmimin 3 mijë e 500euro.

Fituese doli kompania N.T.P”DITA” nga Batallava e cila ofroi çmimin më të ulët. Kjo pasi një ndër kriteret e dhënies së kontratës ishte edhe ofrimi i çmimit më të ulët.

Ndryshe në këtë njoftim nuk jepen detaje për numrin e këshilltarëve komunal që do të udhëtojnë në Shqipëri dhe datën e udhëtimit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme