Google ADS

Podujevë, i hyjnë në shtëpi të armatosur e lidhin dhe i grabisin 150 euro

12:29 | 2 Korrik 2020
Arbresh Info

Përmes raportit 24 orësh Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Gllamnik të Podujevës, një person ka raportuar se persona të maskuar kanë kryer grabitje në shtëpinë e tij, shkruan arbresh.info.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë ne shtëpi, dy të dyshuar të maskuar dhe të armatosur e kanë lidhur e me pas i kane grabitur 150 euro, unazën dhe orën e dorës dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e policisë./ arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme