Një qytetar nga Katunishtja e Podujevës ka raportuar në polici se një person i panjohur kishte hyrë në shtëpinë e tij dhe i ka vjedhur pushkën e gjuetisë e cila kishte lejen e skaduar.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt, ndërsa rasti është hapur si vepër penale, vjedhje e rëndë.
Ky është njoftimi i plotë:
Fsh. Katunishtë, Podujevë 23.05.2020 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka raportuar se në shtëpinë e tij, nga persona të pa njohur i është vjedhur një pushkë gjuetie me leje të skaduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa është hapur edhe rasti vepra penale, Vjedhje e Rëndë. Rasti është duke u hetuar./arbresh.info
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%