Google ADS

Podujevë, 20-vjeçarja gjendet pa shenja jete

23:56 | 18 Gusht 2021
A. B.

Mbrëmjen e së mërkurës, një vajzë e moshës 20-vjeçare është gjetur pa shenja jete në fshatin Metehi të Podujevës.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete, në fshatin Metehi të Podujevës”, tha Borovci.

Vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar mjekët emergjent në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë që viktima, femër, rreth 20 vjeç. është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ku nga mjekët emergjent është konstatuar vdekja e saj”, tha Borovci.

Policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme