Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka njoftuar se reduktimet e ujit të pijshëm kanë nisur në qytetin e Podujevës dhe në disa lagje të Prishtinë.
Sipas saj, kjo po ndodh për shkak të keqpërdorimeve të mëdha të ujit të pijes dhe fillimit të rënies së nivelit të ujit në liqenet akumuluese, raporton Ekonomia Online, shkruan Arbresh.info.
Mjeku ka kërkuar nga konsumatorët që ta përdorin racionalisht ujin e pijes në mënyrë që shpërndarja e ujit për secilin konsumator të jetë e barabartë.
“Po shihet tash që kemi temperatura të larta mbi vendin tonë, andaj ne këto ditë kemi apeluar dhe vazhdojmë të apelojmë për shpenzim racional të ujit të pijshëm. Ujin duhet ta shpenzojmë për nevoja shtëpiake, për pije dhe higjienë dhe assesi për destinime tjera që vërtetë janë të paarsyeshme. Andaj lusim të gjithë qytetarët në mënyrë që shpërndarja e ujit të bëhet në mënyrë të barabartë për secilin konsumatorë, qoftë edhe për ata që jetojnë mbi kuotat rezervarëve secili prej nesh duhet të vetëdijesohemi njëherë e përgjithmonë që ujin ta shpenzojmë sa më racional”, ka thënë Mjeku.
Siç tha ajo, aktualisht në tri liqenet akumuluese, niveli i ujit ka rënë nën 15 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes, me ç’rast ka bërë që të fillohet me reduktime të ujit.
“Me më impiantet e trajtimit të ujit në Albanik, Shkabaj dhe Badoc, jemi duke punuar me kapacitete maksimale, nivelet e ujit në liqenet akumuluese i kemi të kënaqshëm, kanë rënë afër 15 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes. Edhe pse jemi duke punuar me kapacitete maksimale, në disa zona kemi filluar me aplikim të reduktimit të ujit, për shkak që uji po keqpërdoret, për shkak të rritjes enorme të kërkesave për ujë të pijshëm dhe me reduktim të ujit nga dita e djeshme është qyteti i Podujevës, si dhe Lagja ‘Nic’, lagja ‘Qëndresa’ e të gjitha lagjet që përfshihen nga zona e Veternikut e deri në Çagallavicë, janë me reduktime të ujit”, tha Mjeku./Arbresh.info
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...