Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka ndërhyrë në një lokacion në Ferizaj ku po zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e organizimit të lojërave të bixhozit.
Me të marrë informacionin, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë sekuestruar 620 çipa apo (zhitona) të vlerave të ndryshme të cilët përdoren për lojëra të bixhozit dhe katër palë letra bixhozi.
I dyshuari, menaxher i lokalit është shoqëruar në stacionin policor.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt./arbresh.info/
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...