Ende asnjëri prej të dorëhequrve të Vetëvendosjes s’ka dhënë votën për Shefin e ardhshëm të Partisë, Albin Kurtin.
Te kutitë e votimit s’kanë shkuar as ata që thanë se po tërhiqen prej pozitave partiake dhe po mbesin vetëm anëtarë të Vetëvendosjes. Në mesin e të cilëve janë edhe Visar Ymeri, Shpend Ahmeti, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Driton Çaushi, Shqipe Pantina etj.
Asnjë prej zyrtarëve të dorëhequr të Vetëvendosjes s’ka dalë të votojë në zgjedhjet për Kryetar të Vetëvendosjes.
Ndërkohë, përkrahësit e Albin Kurtit, kanë njoftuar se e kanë kryer obligimin, duke votuar për liderin e ardhshëm trevjeçar të Partisë. Kanë bërë thirrje të dalin edhe të dorëhequrit e deritashëm me në krye ish-Kryetarin Visar Ymeri, shkruan Gazeta Express.
Por, thirrjen edhe të Kurtit nuk e kanë dëgjuar të dorëhequrit.
Deri tash asnjëri prej tyre nuk ka dalë të votojë. Në fakt, në zgjedhjet partiake kandidon vetëm Albin Kurti për Shef të Partisë, njësojë qysh kishte ndodhur para tre vitesh kur ishte votuar për Visar Ymerin.
Në votime s’ka dalë as Shpend Ahmeti, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Shqipe Pantina, Aida Dërguti, Shkodran Hoti, Zgjim Hyseni etj, të gjithë të larguarit nga pozitat udhëheqëse në VV kanë deklaruar se mbesin anëtar të partisë. Rrjedhimisht kanë të drejtë edhe të votojnë.
Në gjithë këtë situatë, Albin Kurti, kandidati i vetëm për Shef të Partisë, u ka bërë thirrje të dorëhequrve të votojnë.
Madje, kohë më parë, Kurti kishte kërkuar rikthimin e tyre në Parti. Kishte premtuar se nuk do të hakmerrej ndaj tyre.
Por, Visar Ymeri, ishte përgjigjur negativisht Kurtit. Kishte thënë se Albin Kurti nuk po pranon gabimet. E ka akuzuar se nuk është distancuar nga linçuesit derisa ka deklaruar se Kurti e sheh veten të shenjtë dhe kërkon nënshtrim.
Problemet në Lëvizjen Vetëvendosje dolën para një muaji kur Aida Dërguti, në një komunikim në viber, i drejtohet Kurtit si mut. Pas kësaj, filloi fushata linçuese ndaj saj duke thënë se ajo është pjesë e SHIK’ut bashkë me Dardan Molliqajn e Dukagjin Goranin.
Veç kësaj, pas ndarjes së VV’së kanë dalë edhe dy qëndrime sa i përket vdekjes së Astrit Dehari. Njëri prej aktivistëve të VV’së ka deklaruar se Dardan Molliqaj e ka cilësuar si vetëvrasje vdekjen e Deharit derisa partia e ka akuzuar Shtetin se e vra anëtarin e partisë.
Në një paraqitje publike, Dardan Molliqaj ka deklaruar se Albin Kurti ishte pro një koalicioni me PDK’në dhe kjo ishte njëra prej pikave që nuk janë pajtuar me ‘babën’ e Vetëvendosjes.
Në platformën politike, Kurti nuk e ka përmendur fare PDK’në dhe as Kadri Veselin e Hashim Thaçin. Nuk ka lëshuar asnjë akuzë të drejtim të tyre.
Sidoqoftë, gazetari Adriatik Kelmendi, në një postim në Fb, ka paralajmëruar se Vetëvendosje do të ndahet. Madje, ndarja do të nisë sot kur Kurti të zyrtarizohet Shef i Vetëvendosjes.
Ka thënë se Partia e re do të jetë Socialdemokrate e udhëhequr prej Visar Ymeri ndërsa kandidat për Kryeministër në zgjedhjet e ardhshme do të jetë Shpend Ahmeti.
Shpend Ahmeti pas takimit të fundit të përbashkët me Kurtin dhe përkrahësit e tij ka thënë se dallimet brenda VV janë më të mëdha dhe komplikuara se sa po paraqiten në media. Ka paralajmëruar se nëse nuk pajtohen dhe nuk gjejnë zgjidhje do të vazhdojnë rrugën ndaras.
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...