Google ADS

Po vozisnin të dehur, gjobiten me para pesë shoferë në autostradën “Arbën Xhaferi”

15:10 | 31 Korrik 2022
A. B.

Policia e Kosovës ka gjobitur pesë shofer të cilët ishin duke vozitur nën ndikimin e alkoolit.

Rasti ka ndodhur në autostradën “Abren Xhaferi” ka bërë të ditur policia.

Shoferët janë gjobitur me nga 200 deri në 500 euro dhe ndalim të vozitjes nga 6 deri në 12 muaj.

“Në autostradën “Arben Xhaferi” identifikohen pesë (5) shoferë duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit (gjobiten me gjobë nga 200 deri në 500 euro dhe iu ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik nga 6 deri në 12 muaj, varësisht nga sasia e alkoolit në gjak)”, njofton policia.

Më tej policia ka theksuar se do të vazhdojnë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

“Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës, për të pasur një siguri më të madhe në trafik”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme