Policia e Gjilanit i ka dënuar me nga 200 euro gjobë dhe me nga dy pikë negative dy vozitësve, të cilëve po ashtu u është hequr e drejta e ngasjes së automjeteve për 6 muaj.
Policia njoftoi se si zbuluan se vozitësit ishin nën ndikim të alkoolit.
Njoftimi i plotë:
Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan gjatë kontrollit në trafik në qytetin e Gjilan në dy raste të ndara kanë ndalur për kontroll dy automjete. Gjatë kontrollit është dyshuar se vozitësit e këtyre automjeteve mund të jenë nën ndikim të alkoolit.
Pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se njëri vozitës ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.58 promilë dhe vozitësi tjetër ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.65 promilë.
Secilit nga këta kundërvajtës veç e veç u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro, nga dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muajsh.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...