Google ADS

Po vazhdon provimi i maturës, nuk raportohet për parregullsi

11:33 | 24 Qershor 2017
Arbresh.info

Provimi i maturës ka nisur në orën 10:00 ashtu siç edhe ishte parashikuar.

Testin po e mbajnë rreth 25 mijë maturantë në 201 qendra në gjithë Kosovën.

Në këtë pjesë të dytë të provimit, nxënësit diturinë e tyre do ta tregojnë kryesisht në lëndët profesionale, njofton Klan Kosova.

I gjithë procesi do të monitorohet nga rreth 2100 administrues dhe rreth 600 komisionerë, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë parregullsi nga ministria e Arsimit.

Provimi do të përfundojë në orën 13:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme