Google ADS

Po vazhdon fushata informuese për regjistrimin e fakteve të gjendjes civile

15:14 | 9 Janar 2025
E.K

Ministria e Punëve të Brendshme pas miratimit të vendimit për regjistrimin e fakteve të gjendjes civile po zhvillon sesione informuese për të gjithë qytetarët, për t`i ndihmuar dhe asistuar në këtë proces për qytetarët të cilët kanë regjistruar lindjen, martesën dhe vdekjen në struktura ilegale serbe nga 10 qershori 1999 deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi.

“Vetëm gjatë ditës së djeshme, rreth 300 fletushka informuese janë shpërndarë tek qytetarët për të siguruar që të kenë informacionin e nevojshëm. Procesi i regjistrimit do të kryhet nga Agjencia për Regjistrimin Civil dhe do të jetë i hapur nga data 1 shkurt 2025 deri më 30 prill 2025. Ftojmë qytetarët që nga data 1 shkurt 2025 të aplikojnë sipas nevojës së tyre, duke dorëzuar dokumentacionet përkatëse në bazë të llojit të faktit që synojnë të regjistrojnë”, njofton MPB.

Të ngjashme