Një person ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës, pasi është kapur duke transportuar mish në kushte jo higjenike.
Sipas policisë, arrestimi i tij në fshatin Gurrakoc të Istogut.
“Me datё 18.07.2020, deri sa patrulla e Stacionit Policor nё Istog, ishte nё pikё kontrolli ne fshatin Gurrakoc, ka ndaluar personin e dyshuar i cili ishte duke vozitur automjetin VW Caddy me targa vendore, gjatё kontrollit te automjetit në bagazhin e tij ёshtё gjetur njё sasi e mishit i cili transportohej në kushte jo higjienike”, thuhet në njoftim.
I dyshuari se bashku me automjetin ёshtё shoqëruar nё Stacionin Policor Istog pёr intervistim, janё njoftuar inspektorёt sanitar dhe Prokurori i shtetit.
“Nga inspektorët sanitar ёshtё bёrё inspektimi i mishit dhe sipas inspektorёve sasia e mishit ishte rreth njё qind e pesёdhejtё (150) kg, pasi qё nga i dyshuari nuk ёshtё prezantuar ndonjё dokument përcjellës, sasia e mishit nën përcjellje tё Policisё sё Kosovёs dhe inspektorёve sanitar, ёshtё bёrё asgjësimi i mishit nё deponinё e mbeturinave”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë./arbresh.info/
Mbledhja e KQZ-së dështon, VV revoltohet për afatin e regjis...
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...