Google ADS

Po transportonte drurë ilegalisht, policia i shqipton 200 euro gjobë 32 vjeçarit

17:31 | 8 Prill 2024
E.G

Policia e stacionit në Shtërpcë  ka ndaluar mbrëmë një 32 vjeçar, i cili me automjetin Merecedes furgon me targa vendore po trasportonte drunjë ilegalisht.

Sipas policisë, gjatë kontrollimit të dokumentacionit ka rezultuar që automjeti ishte pa regjistrim që nga data 05.09.2023, shkruan Arbresh.info.

“Në lidhje me këtë janë njoftuar zyrtarët e Agjencionit të Pyjeve të Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shqiptuar një fletëparaqitje për traportin ilegal të drunjëve dhe kanë konfiskuar sasinë e drunjëve.”,thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, policia ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 dhe ka konfikuar automjetin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme