Veprimi i kryeministrit të vendit RamushHaradinajtë shtunën e kaluar në zyrën e tij në Qeveri ku i uroi rikthimin në AAK, njërit prej themeluesve të këtij subjekti, nga analistët politikë në vend po shihet si veprim i gabuar dhe jo demokratik, shkruan arbresh.info.
Analistët vlerësojnë se aktivitetet private e politike të Ramush Haradinajt po e devalvojnë gjithnjë e më shumë institucionin e kryeministrisë.
Analisti Bajrush Morina, thotë për Arbresh.info se zyra e kryeministrit është shndërruar në “Odë tëGllogjanit”, e në seli të AAK-së.
“Prej se ka ardhë në krye të Qeverisë, RamushHaradinaj e ka shndërruar Zyrën e Kryeministrit në “Odë të Gllogjanit!” e në seli të AAK-së. Aty pret e përcjellë, familjarë të tij, babën, nanën, kushërinjtë, dajallarët, qikat e tezeve, e gjithashtu edhe aktivistë të AAK-së. Krejt këto pritje e përcjellje në zyrën e Kryeministrit bëhen publike dhe përfshihen si aktivitete të ngjeshura të kryeministrit”, ka thënë ai.
Sipas tij Kosova nuk ka nevojë për një kryeministri private e politike.
“Këto aktivitete private e politike të RamushHaradinajt po e devalvojnë gjithnjë e më shumë Institucionin e Kryeministrisë.Vendi nuk kanë nevojë për një Kryeministri private e politike por për një Kryeministri dhe kryeministër në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës e jo të rrethit të tij familjar e të aktivistëve të tij partiakë. Prandaj ky kryeministër duhet të ikë sa më parë”, ka thënë Morina për arbresh.info.
Kurse politologu Gurakuç Kuçi, pohon se në sistemet autoritare dhe me demokraci të brishtë si Kosova, partia në pushtet dhe pushteti qeveritar çdo herë ka qenë i përzier.
Sipas tij, duke u bazuar në këtë, vendimet më të rëndësishme kanë dalë nga celulat partiake duke mos e zgjedhur vendin si institucion dhe postin publik si përgjegjësi e ndarë nga partia.
“Gjendjen e njëjtë po e vuan edhe Kosova, ku klasën politike të cilën e zotërojmë nuk mund të presim gjë tjetër përveç ndërtimin politik që kanë, “oligarki funksionale brenda demokracisë formale”. Dhe kjo nuk po haset për herë të parë me veprimin e së shtunës nga kryeministri i vendit, veprime të tilla kanë bërë gjitha qeveritë, por që kanë qenë më të kujdesshëm në manipulimin e qytetarëve. Dhe kjo tregon se ne nuk kemi liderë të formuar për ta dërguar përpara demokracinë e vendit, andaj edhe veprimi i kryeministrit ishte tejet veprim i gabuar, jo demokratik dhe që të kujton sistemet autoritariste”, ka thënë ai.
Kuçi, ka pohuar se nuk mund të priten veprime më të mira nga klasa politike e cila nuk e kupton funksionimin e demokracisë.
“Mungesa e kulturës politike është esenciale tek shumë veprime të pamatura që ndodhin në Kosovë, por kjo nuk do të ndryshoj derisa nuk do të ndryshoj edhe klasa politike, apo të paktën të afrohen njerëz të cilët dinë të bëjnë punë të mira, të japin këshilla të duhura dhe që disa nga kjo klasë politike e lejojnë veten të mësojnë gjëra nga njerëzit e duhur. Kam besimin se për këtë veprim të Haradinajt, askush nga këshilltarët e tij nuk ka ditur ta këshilloj, e edhe nëse ka qenë ndonjë nuk ka guxuar t’i thotë”, ka pohuar Kuçi.
Më 6 janar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në zyrën e tij në Qeveri ka ushtruar postin e kryetarit të AAK-së ku priti në takim ish-anëtarin e AAK-së, Arzen Bytyqin të cilin e uroi për rikthimin.
Haradinaj, kishte shkruar se AAK-ja, çdo herë i ka dyert e hapura për të gjithë njerëzit e mirë e punëtorë të Kosovës.
Që prej ardhjes së tij në krye të Qeverisë, Haradinaj ka pritur në zyrë edhe familjarë të tij./J.Zhuniqi/arbresh.info/
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...