Të lumtur, por edhe të mërzitur njëkohësisht. Këto ndjenja të përziera kanë maturantët në natën e tyre të fundit së bashku.
Shkolla e mesme përfundoi, bashkë me të edhe rehatia, qetësia, besa edhe shoqëria.
Tash pas kësaj nate të paharruar që do kalojnë së bashku, këta maturantë janë të vetëdijshëm që para vetes kanë një periudhë krejtësisht të re të jetës, bashkë me sfidat.
“Po mërzitemi që po përfundon shkolla”, apo “po presim që ferri të ja fillojë pas shkollës së mesme”, janë fjalët e maturantëve këtë vit.
Mbrëmja e maturës është moment i shumëpritur për maturantët, nata e tyre për të shkëlqyer pas tre vjet në shkollën e mesme.
Përgatitjet për këtë ngjarje të veçantë, ata i kishin filluar javë më parë, duke përfshirë çdo detaj, nga veshjet deri tek aksesorët.
Nuk janë vetëm maturantët që shkëlqejnë, por edhe prindërit dhe mësuesit që janë mbledhur për të festuar arritjet e tyre.
Për shumë maturantë dhe familjet e tyre, përgatitjet për këtë natë përfshijnë shpenzime marramendëse, që shpesh herë tejkalojnë buxhetin e tyre të zakonshëm.
Sonte po mbahet nata e paharruar për maturantët e shkollave të mesme, “Gjin Gazulli, “7 Shtatori” dhe Abdyl Frashëri” të Prishtinës.
Ata festuan jo vetëm sukseset dhe arritjet e tyre, por edhe miqësitë dhe kujtimet e vlefshme të krijuara gjatë periudhës së tyre trevjeçare në këto shkolla.
“Shumë mirë, jemi në emocione të mira. Po mërzitemi që po përfundon shkolla e mesme sepse mezi e përfunduam. Po e presim që ferri të ja filloj pas shkollës së mesme. Për këtë veshje sa kemi shpenzu nuk bën të tregojmë, sepse është aq e lirë dhe aq e bukur”, thanë ata.
Ata madje kanë edhe një humor të lezetshëm, kur pyeten nëse janë të emocionuar.
“Nuk kam emocione, po ndihem mjaftë mirë fantastik i paparaparë në mënyrë horizontale-vertikale, po pres të kaloj mjaftë mirë, për këtë veshje kam shpenzuar mbi 100 euro”, tha ky maturant.
Këta maturantë shumë shpejtë presin që t’i nënshtrohen edhe testit të maturës, por disa prej tyre nuk duan as ta mendojnë, e disa thonë se po përgatiten ditë e natë për ta kaluar.
“Po ndihem mjaftë mirë. Për dukjen sa ka kushtuar nuk kisha dashur që të tregoj dhe jam pak me emocione, për testin e maturës do të përgatitemi sepse ka kohë edhe pak”, tha kjo maturante.
“O jemi gëzuar tepër që po përfundon shkolla e mesme, për testin e maturës, kemi mësuar tërë natën. Besoj që kemi me kalu mirë, jemi përgatitë jemi pak me stres por shpresoj që të kalojmë mirë. Kur kam hy në vit të parë në javë të parë nuk më ka pëlqyer edhe aq, por tash do ja ndjej mungesën goxha shumë”, thanë ata.
“Po ndihemi mjaftë mirë po më duket se sot kemi hyrë dhe sot po e përfundojmë, sepse shkuan aq shpejtë. Sonte është natë e paharrueshme, dhe tërë kjo veshje e jona ka kushtuar deri në 400 euro. Për testin e maturës sonte po festojmë për test flasim më vonë”, u shprehen ata.
Kjo mbrëmje e maturës për ta po përfundon me momente të paharrueshme, duke ju lënë pas kujtime që do ju zgjasin përgjithmonë./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat