A po mundohen Haradinaj e Hoti t’i bindin deputetët e VV-së?

11:07 | 28 Shkurt 2018
Arbresh.info

Seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin do të duhej të niste në ora 10:00.

Mirëpo ndonëse deputetët janë mbledhur në sallë, përveç atyre të Listës Serbe, seanca nuk ka nisur ende, shkruan Arbresh.info.

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti janë parë duke qëndruar tek deputetët e Vetëvendosjes dhe duke bashkëbiseduar me ta.

Duket se Haradinaj dhe Hoti po përpiqeshin t’i bindnin ata që të heqin dorë nga qëndrimi i tyre se nuk do ta votojnë Demarkacionin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme