Po konsiderohet si legjislatura më e dobët, sot vetëm 46 deputetë të pranishëm në sallë

21:02 | 23 Nëntor 2020
L G

Kuvendi i Kosovës pa vullnet për të kaluar projektligje, 46 deputetë në sallë. Të hënën seanca e Kuvendit të Kosovës nisi me një minutë heshtje.

Por nuk u pa fort interesim nga deputetët për të marrë pjesë në seancë.

Këtu mungonin deputetë të konsiderueshëm të pozitës, e opozitës.

Kësisoj dështoj të kaloje rezoluta e të pagjeturve propozuar nga deputetja, Saranda Bogujevci.

E duket që vullnet nuk pati as nga ana e kabinetit të qeverisë.

E në mungesë të kuorumit nuk u miratua në parim Projektligji për të drejtën ndërkombëtare private e as ai për Këshillim Ekonomiko-Social, Inspektoratin e Punës.

Vota nuk pati as për Projektligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike dhe Projektligjin për plotësim-ndryshimet e Ligjit për zgjedhje.

Ndërkohë në këtë seancë deputetët i vazhduan edhe për tre muaj mandatin Komisionit Hetimor për Hidrocentrale mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Kosovë.

Teksa në këtë seanca po ashtu deputeti Adem Hoxha i Grupit 6+ kaloi në grupin parlamentar të Listës Serbe duke e dërguar në 11 numrin e deputetëve të këtij subjekti.

Kështu, grupi parlamentar 6+ nuk ekziston më. Ndërkohë, kjo seancë është ndërprerë në mungesë kuorumi./T7/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme