Sot rreth orës 15:10, hetuesit e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar M.I (M/K) i moshës 40 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘‘Shpërdorimi”, me dënim burgimi prej 25 ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë” thuhet në njoftimin e policisë.
Kore e Jugut, ministri i Financave merr detyrën si president...
Kurti për Aeroportin e Prishtinës: Gjatë këtij viti është dy...
Reduktime deri në 12 orë, kush është fajtori për mungesën e ...
Të paktën 69 të vdekur pasi një varkë u fundos në ujërat e M...
Rama takon mulla Hetem Sopjanin, shpreh falënderim për kontr...
Telekomi i Kosovës 2024: Rritje dhe stabilitet financiar për...