Po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës, arrestohet një 20 vjeçar në Gjilan

17:38 | 4 Qershor 2024
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar një 20 vjeçar në Gjilan i cili ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Sipas njoftimit, K.R ishte i dënuar me burgim prej tetë muajsh, shkruan Arbresh.info.

“Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.”, thuhet në njoftim.

“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.”, thuhet tutje./Arbresh.info/

Të ngjashme