Google ADS

Po bënin gara të shpejtësisë në Ferizaj, policia gjobitë dy shoferë me nga 500 euro dhe ua merr lejen për një vit

19:16 | 8 Maj 2024
E.G

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, ka  bërë të ditur se ka ndaluar gara të shpejtësisë në rrugën “Rexhep Bislmi” në Ferizaj.

Sipas policisë, reth orës 02:40 të mëngjesit, dy të rinj janë ndaluar pasi u kapën duke u garuar me automjetet e tyre në një rrugë publike.

Shoferët, të identifikuar si B.Z, 29 vjeç, dhe E.B, 22 vjeç, po viheshin në rrezik dhe po shkelnin rregullat e komunikacionit rrugor, dhe kështu, u përballën me pasojat ligjore të veprimeve të tyre.

Ndaj tyre policia  ka shqiptuar gjoba prej 500 eurosh secilit, së bashku me 5 pikë negative dhe heqjen e patentës së shoferit për një vit.

Ky veprim shënon një përpjekje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme të Policisë për të ruajtur sigurinë rrugore.

Policia apelon të gjithë shoferët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit, në mënyrë që të parandalohen aksidente të tjera të ngjashme./Arbresh.info/

 

Të ngjashme