Po bënin gara ilegale në autostradë, shoferët gjobiten me nga 400 euro dhe ndalim të vozitjes për 10 muaj

13:08 | 12 Gusht 2024
A Z

Dy shoferë janë gjobitur me nga 400 euro, katër pikë negative dhe 10 muaj ndalim të drejtimit të mjetit pasi janë kapur duke bërë gara ilegale në autostradës Trude-Mazgit.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 €, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku”, ka njoftuar policia përmes Facebook-ut ku edhe ka postuar fotografitë e veturave.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme