Komisioni për mbikëqyrjen e testit PISA 2018, i emëruar me vendim të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, sot ka mbajtur takimin e radhës, ku të përfshirë janë edhe ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë në fushën e arsimit, të cilët po japin kontributin e tyre maksimal në përgatitjet për testin PISA 2018.
Sipas MAShT-it, në këtë takim pune, i pranishëm ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i MAShT, Ekrem Kastrati, i cili në një fjalë hyrëse ka falënderuar gjithë akterët që për disa muaj janë duke punuar shumë në përgatitjet rreth testit PISA 2018, ndërsa ka shprehur gatishmërinë e tij për të mbështetur Komisionin dhe divizionin përkatës brenda MAShT në këto ditë që kanë mbetur deri në mbajtjen e testit PISA.
“Gjatë këtij takimi, të udhëhequr nga kryesuesi i Komisiomit për mbikëqyrjen e testit PISA 2018, Skender Susuri, u diskutua edhe përvoja e Republikës së Shqipërisë për administrimin e këtij testi dhe specifikat tjera.
Në lidhje me këtë, Rezana Vrapi, drejtore e Qendrës së Shërbimeve Arsimore në kuadër të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, ka folur në detaje rreth përvojave dhe përgatitjeve që Shqipëria po bën për mbajtjen e testit PISA 2018.
Gjithashtu, në këtë takim është hartuar edhe Plani i Veprimit për administrimin e mbajtjes së testit final PISA 2018. Në testin PISA 2018 do të marrin pjesë 211 shkolla me 5370 nxënës dhe testi do të mbahet nga 11 prilli deri më 5 maj”, thuhet në komunikatë
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...