Pluhuri saharian e ka përfshirë Kosovën, duke e rënduar sërish gjendjen e cilësisë së ajrit.
Sipas “Mendimi për Motin”, sot pluhuri saharian ka zbritur edhe pranë sipërfaqes duke e çuar indeksin e cilësisë së ajrit në vlera të dobëta, përcjell Arbresh.info.
“Pluhuri saharian që brenda javës po kaplon për herë të dytë vendin, ka rënduar gjendjen edhe me cilësinë e ajrit. Koncentrimet e larta të pluhurit që kanë zbritur edhe pranë sipërfaqes kanë çuar indeksin e cilësisë së ajrit në vlera të dobëta në disa nga stacionet matëse të IHMK-së, si nga Prishtina, por dhe në Pejë e Mitrovicë”, thuhet në njoftim.
“Indeksi është në vlera të dobëta edhe në stacionin malor në Brezovicë, që në këto kushte të prezencës më të lartë të pluhurit saharian shënon edhe vlera më të larta të ndotjes, ngase ky pluhur është më i dendur në pjesë më të larta të troposferës, në 1000m e 2000m lartësi”, njofton “Mendimi për Motin”, thuhet tutje në njoftim. /Arbresh.info
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu