Tri herë radhazi kanë dështuar seancat gjyqësore në lidhje me akuzat ndaj ish ministrave për privatizimin e një pjese të Korporatës Energjetike të Kosovës, për shpërndarje e energjisë elektrike.
Plotfuqia e kësaj kompanie ka bërë që nga ngritja e aktakuzës e deri në caktimin e seancës fillestare të kalojnë vite, për t’u mbajtur konkretisht më 28 tetor të këtij viti, shkruan arbresh.info.
Në mesin e të akuzuarve janë: ish-ministrat Mimoza Kusari-Lila e Bedri Hamza (tani deputet), ish-ministrat Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq, ish-drejtori i KEK-ut, Arben Gjuka.
Shërbimet e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kosovë sh.a. (KEDS) ka ekskluzivitetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. KEDS sh.a. është themeluar në vitin 2009, ndërsa ka filluar aktivitetet e saj operative më 8 Maj 2013, kur është ndarë përfundimisht nga KEK sh.a.
Instituti i Kosovës për Drejtësi beson se zvarritja ka qenë e qëllimshme.
“Sa i përket ‘frikës’ nga politika aktuale dhe jo vetëm, sistemin e drejtësisë në Kosovë do të vazhdoj ta përcjellë e njëjta, derisa të arrihet qe sistemi i drejtësisë në tërësi duke përfshire sistemin gjyqësor, prokurorial, policinë e Kosovës, Inspektoratin policorë te Kosovës dhe segmentetet tjera të drejtësisë të përfshihen ne një sistem të thellë të vettingut”, është shprehur Ylli Zekaj nga IKD.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me 10 prill të këtij viti ka ngritur aktakuzë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër 19 personave.
Në këtë aktakuzë janë përfshirë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë qeveritarë, për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, shkruan arbresh.info.
Falja e katër hidrocentraleve të Kosovës kompanisë “Çalik & Limak” është baza e aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës ndaj ish-ministrave që ishin pjesë e Komitetit Qeveritarë për Privatizim.
Hidrocentralet të cilat prodhojnë energji elektrike përfshirë hidrocentralin e Lumbardhit, hidrocentrali në Burim, Hidrocentrali i Radavcit dhe hidrocentrali “Dikance”, ishin privatizuar në mënyrë të fshehtë.
Ato ishin përfshirë në një pako me Distribucionin dhe Furnizimin, krejt së bashku janë dhënë për vetëm 26.3 milionë euro tek konzorciumi i kompanive turke, “Çalik & Limak”.
“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit B.B. kryesues i Komitetit Qeveritar për Privatizim, M.K., N.R., D.G. dhe L.F. anëtar të Komitetit Qeveritar për Privatizim, anëtarë të Komitetit Qeveritar të Privatizimit (KQP), në cilësi të personave zyrtar, me qëllim që të i mundësojnë çfarëdo dobie pasurore personit tjetër dhe që të shkaktojnë dëm personit tjetër, i kanë tejkaluar kompetencat e veta, kanë vepruar në kundërshtim me detyrat dhe të drejtat e tyre të përcaktuara si anëtarë të këtij Komiteti, pasi që me datë 08.05.2013, njëzëri kanë votuar që hidrocentralet të cilat prodhojnë energji elektrike si: hidrocentrali i Lumbardhit, hidrocentrali në Burim, Hidrocentrali i Radavcit dhe hidrocentrali “Dikance”, të transferohen tek KKDFE dhe më pas të privatizohen nga kompania “Limak-Calik”, thonë në prokurori.
Ndërkaq, arbresh.info, ka kontaktuar edhe me Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me “Aferën e Hidrocentraleve”.
“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë e ka përfunduar shqyrtimin fillestar në këtë çështje penale dhe është në pritje të kërkesave për hedhjen e aktit akuzues dhe kundërshtimet e provave, ku pas pranimit nga palët do të vendos për të njëjtat”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Lidhur me këtë aferë, për arbresh.info ka folur edhe Drejtori për Siguri në Institutin për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi.
Ai ka thënë se më këto afera po rrezikohet edhe Kosova, ka mjaft dyshime se edhe proceset gjygjsore po ndikohen nga politika dhe kështu po kemi drejtësi selektive.
“Ne e kemi parë se gjykata themelore në Prishtinë ka nxjerr vendim ne rastin e PTK dhe Kostit, dhe udhëheqësit e sajë janë rikthyer në vendet e tyre të punës, por nuk janë ndërmarrë veprime të njeta edhe ne rastin e KEK-ut. Raste të tilla ndikojnë në mënyrë të drejpërdrejt në sigurinë juridike, dhe poashtu shtojnë dyshimet se në gjykatat tona, më së paku bëhet drejtësi. Ne me këtë rast kërkojmë që të analizohen të gjitha veprimet si nga subjektet politike, qeveria si dhe gjykatat, sepse përpos sigurisë ekonomike, juridike, kemi dhe implikime financiare”, ka thënë Drejtori për Siguri në Institutin për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi.
KEDS sh.a. është pronë e kompanive prestigjioze turke Çalik Holding dhe Limak.
KEDS sh.a. në bazë të licencave nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë operon me distribuimin e energjisë elektrike. Për të operuar në mënyrë sa më efikase kompania KEDS është e shpërndarë në 7 distrikte me lokacion në shtatë qytetet kryesore të Kosovës dhe në 30 nëndistrikte, ku përfshihen komunat e vendit./E.Ballazhi/arbresh.info/
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet