Elizabeta Hasanit, romes e cila u vra nga forcat serbe në masakrën në treg të Mitrovicës, emri nuk i figuron askund në pllakatat ku kujtohet kjo ngjarje e vitit 1999.
Nusret Pllana, ideator i Obeliskut për fëmijët e vrarë në Kosovë, i cili tre vjet që e ka gati projektin për obeliskun kushtuar fëmijëve të vrarë në luftën e fundit, e ka quajtur këtë si “gabim të pafalshëm”.
“Më vjen keq që nuk është në pllakatën përkujtimore në Mitrovicë, por emrat e 1432 fëmijëve të vrarë nga regjimi fashist i Beogradit janë në këtë libër dhe posa e dëgjova këtë lajm jam ndjerë keq”.
“Është për keqardhje që po manipulohet me këto shifra”, ka thënë Pllana në Edicionin Special në Klan Kosova.
“Është papërgjegjësi absolute e organeve kompetente dhe them me përgjegjësinë morale që është gabim i pafalshëm”.
Ndërsa në aspektin artitektonik, ka kundërshtime arkitekti Arianit Bytyqi.
“Institucionet e Kosovës që nga paslufta ende nuk kanë arritur ta dokumentojnë në nivelin e dinjitetshëm sakrificën e popullit të Kosovës, sepse Kosova ende nuk e ka muzeun e luftës së UÇK-së”.
Bytyqi thekson se qasja joadekuate e institucioneve, ka bërë që të kemi problem edhe me konservimin e Kullave të Jasharjave në Prekaz.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...