Google ADS

Pllakë përkujtimore për Oliver Ivanoviqin në Mitrovicën Veriore

12:31 | 23 Shkurt 2018
Arbresh.info

Është zbuluar pllaka përkujtimore e liderit të Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq në vendin ku u vra, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore.

Në pllakën përkujtimore, së bashku me fotografinë e Ivanoviqit dhe datën e vrasjes, është shënuar edhe një citat i një prej deklaratave të tij.

Disa anëtarë të familjes së Ivanoviqit, si dhe kolegë dhe miq , morën pjesë në zbulimin e kësaj pllake, raporton Radio Kim, transmeton Klan Kosova.

Lideri i Iniciativës Qytetare SDP, u vra më 16 janar para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore./Klan Kosova/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme