Grupi i tifozëve “Plisat” nga Prishtina përmes një postimi kanë thënë se aktualisht familjet e prekura nga tërmeti në Durrës kanë nevojë vetëm për ushqime dhe barna, e jo për veshmbathje.
“Të dashur qytetarë, ju lusim që të sillni vetëm ushqime, barna dhe gjëra të tjera esenciale”, kanë shkruar Plisat.
Ata kanë thënë se aktualisht rroba ka me bollëk. Nevojë për rroba kanë vetëm fëmijët e vegjël.
“Nuk na nevojiten rroba më shumë sepse ka me bollëk. Nëse sillni rroba mund të sillni vetëm për fimjë”, kanë njoftuar Plisat.
Një tërmet i fuqishëm prej me magnitudë 6.4 shkallë të Rihterit, ka goditur Durrësin rreth orës 4 të mëngjesit. Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe deri më tash 30 viktima kanë humbur jetën derisa qindra të tjerë janë të lënduar.
Në mesin e të vdekurve janë edhe dy të rinj (vëllezër) nga Gjilani i Kosovës.
Gjithashtu gjatë ditës Shqipëria është goditur përsëri sot nga një tjetër tërmet me magnitudë prej 5.4 shkallë të Rihterit.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?