Tifozët “Plisat” sonte në ndeshjen Sigal Prishtina – Belfius Mons-Hainaut kanë ngritur pankarta me mesazhe, shkruan portali arbresh.info
Bëhet fjalë për të dënuarit e “Grupit të Kumanovës” të cilët u dënuan me 746 vite burg, shtatë prej tyre me burgim të përjetshëm.
Secili prej tyre mbante nga një emër të atyre që janë dënuar. Ndërsa në një pankartë të madhe shkruan “Nuk ka burg që ju mban, e përjetshme është veç Shqipëria Nanë”.
Ndërkohë të premten po i njëjti grup i tifozëve ka organizuar protestë që nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar tek Ambasada e Maqedonisë e më pas tek ndërtesa e qeverisë./arbresh.info/
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...