Grupi i tifozëve “Plisat”, kanë falënderuar qytetarët e vendit për ndihmat që kanë ofruar për të prekurit në zonat e tërmetit në Shqipëri, Ata kanë njoftuar se do ta vazhdojnë aksionin e tyre, derisa kanë njoftuar se të gjitha ndihmat e grumbulluara deri tani i kanë dorëzuar në Prizren, raporton Express.
Përmes një postimi në Facebook, “Plisat” kanë bërë me dije se do të vazhdojnë aksionin në të gjuitha format që iu kërkohet, në koordinim me autoritetet shtetërore.
“Nuk kemi fjale ta shprehim falenderimin që e kemi për qytetarët e Prishtinës e tërë Kosovës për menyrën si janë përgjigjur ndaj kërkesës sonë për ndihmë. Perveç tragjedisë qe na ka kapur të gjithëve, jemi tejet të emocionuar me afërsinë që e kemi ndjere ne si grup me të gjithë juve”, thuhet në postim.
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...