Grupi i tifozëve ‘Plisat’ kanë reaguar kundër deklaratave të policisë që në autobusin e tyre janë gjetur 33 shishe koktej molotovi.
Plisat ishin të pranishëm për disa minuta në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë për të ndjekur gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në basketboll mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës, dhe u larguan nga palestra nga policia, pas tensioneve që patën me tifozët vendas.
Tifozët e Prishtinës me anë të një reagimi në Facebook kanë dalë kundër deklaratave të policisë, që në autobusin e tyre janë gjetur 33 shishe koktej molotovi.
“Ne vend se te gjejne fajtorin kryesor per sulmin qyqar qe iu be Plisave, lojtareve dhe stafit te KB Prishtines nga persona qe shfrytezuan terrin, gurret dhe te qenit ne shtepi te tyren, dikush po perpiqet qe te ndaje fajin mes te gjitheve ne menyre te barabarte, si rruge me e pershtatshme per ikjen nga pergjegjesia”, thuhet në reagimin e Plisave.
“Ne kete kontekst po plasohet edhe lajmi per gjetjen e shisheve me koktej molotovi ne njerin prej autobuseve me te cilin po barteshin Plisat. Me kete rast ne hedhim poshte kete pretendim, kerkojme nga organizatori i turneut te na kompenzoje demin material qe erdhi si rezultat i deshtimit te organizimit te tyre, e mos te perpiqen qe paaftesine e tyre ta fshehin me gënjeshtra”.
Azemi: Qytetarët e Kosovës janë lodhur nga jetesa në errësir...
Gjumi i thellë, Driloni tregon një rast si e kishte sulmuar ...
Erion Veliaj paraqitet në SPAK, për hetimin për korrupsion
Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e u.d të preside...
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim