Google ADS

Pleurat Sejdiu: Serbia hapi konkurs për mjekët e Kosovës

11:10 | 10 Maj 2020
A Z

Kryetari i Odës së Mjekëve Pleurat Sejdiu në një intervistë për arbresh.info thotë se shteti i Serbisë e ka shfrytëzuar situatën kur shqiptarët nuk do të shkojnë në veri të shërbejnë.

Sipas tij, në përgjithësi nuk ka nevojë edhe s’ka pasur nevojë të vijnë mjekët serbë në Kosovë.

Për më tepër, ai thotë se këta mjekë kanë hyrë të pakontrolluar, duke pretenduar se ardhja e tyre është krejtësisht e politizuar.

“Mendoj se do të përdoret, nga ana e Serbisë që i kemi dërguar atje për shkak se mjeket shqiptarë nuk merren me popullatën joshqiptare”, deklaron ai.

Sejdiu shton se nuk e kanë asnjë informatë se ku saktësisht, pra në cilat komuna po shërbejnë këta mjek.

“Por, është Graçanica, Veriu i Kosovës, Gorazhdeci, këto janë ato çka janë deklaru publikisht dhe për më shumë nuk dina. Por normal edhe ne si sistem jemi të gatshëm me intervenu në rast nevoje.  Ne për këtë situatë nuk kemi qenë farë të kontaktuam për asgjë, procedurat të cilat janë ndjekë nuk ka se çfarë të diskutohet të gjitha janë procedura ilegale”, thotë ai.

Kryetari i Odës,  heshtjen e politikanëve tanë në këtë situatë po e vlerëson injorim total nga shteti.

Sipas tij, këta mjekë nuk kanë pasur ndonjë kontroll kur kanë hyrë në Kosovë, krejt çka dinë është se Serbia ka kërkuar të dërgoj dhe ministria jonë e ka aprovuar.

“Shpallja e konkursit nga Qeveria e Serbisë në Kosovë është shkelje e sovranitetit te Kosovës, dhe nuk kamë parë ndonjë reagim prej qeveritarëve tonë. Dhe kjo haptas tregon se Serbia fatkeqësisht e menaxhon komplet sistemin shëndetësorë në Kosovë atë sistemin paralel. Ne si Qeveri, si shtet, jemi duke ju dhanë rroga tu i financu ato institucione dhe askush si vet. Mos reagimi në këto raste është një shkelje”, thotë Sejdiu. /A.Zeka/arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/279586280104354/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme