Sot shënohet 72 vjetori i miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Këtë vit, Dita e të Drejtave të Njeriut i kushtohet pabarazitë sistematike, përjashtimi dhe diskriminimi; ajo festohet në të gjithë botën me moton “Stand Up for Human Rights”.
Me këtë rast, Partia Liberale Egjiptiane – PLE, vëren se përjashtimi dhe diskriminimi racor ndaj komunitetit egjiptian është ende një problem i zakonshëm dhe i vazhdueshëm në gjithë Republikën e Kosovës.
Në komunikatë thuhet se komuniteti egjiptian përballet me diskriminim në të gjitha fushat e jetës, i cili kontribuon në përjashtimin nga shoqëria kosovare. Si rezultat i diskriminimit të vazhdueshëm ndaj këtij komunitetit, shumë mbeten të paarsimuar dhe të papunë.
Në frymën e Nenit 1 të Deklaratës Universale, PLE nxit qeveritë e Republikës së Kosovës të ndërmerr veprime vendimtare për të eliminuar diskriminimin ndaj komunitetit Egjiptian, dhe veçanërisht duke mbrojtur identitetin tonë nga diskriminimi bazuar edhe ne Nenin 57 pika 3 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
“Gjithashtu në Ditën e të Drejtave të Njeriut, bëjmë thirrje institucioneve ndërkombëtare duke përfshi edhe Zyrën e Bashkimit Evropian që njëherë e për gjithmonë ta largon komunitetin Egjiptian nga ombrella e komuniteteve të tjera, sepse veprimet e tilla nga komuniteti Egjiptian konsiderohet diskriminuese. Po ashtu ftojmë donatorët ndërkombëtarë që përmes fondeve të tyre mos ta mbështesin diskriminimin që promovohet nga OJQ-të e caktuara në Kosovë me qëllim për ta mohuar identitetin e komunitetit Egjiptian”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...