Google ADS

Plava dhe Gucia hapin dyert për vëllezërit shqiptar të prekur nga tërmeti

21:26 | 27 Nëntor 2019
L G

Shumë shtëpi, motele e hotele në Plave dhe Guci kanë hapur dyert për të pritur vëllezërit shqiptar të prekur nga tërmeti.

Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një njoftimi në Facebook,  ka bërë të ditur se qytetarë nga Plava dhe Gucia i kanë dërguar mesazhe,  për të njoftuar se janë të gatshëm të pranojnë në shtëpitë e tyre të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Përmes kësaj letre, ata kanë kërkuar që Ahmeti t’a shpërnaj këtë njoftim.

“Kryetar, përshëndetje nga Plava dhe Gucia; Ka shumë shtëpi private, por edhe motele e hotele këtu që ofrojnë strehim për të prekurit nga tërmeti.  E dimë që është largë, por  megjithatë jemi  dyer hapur! Përmes jush po kërkoj se nëse ka ndonjë organizim, që të kontaktojnë me ne dhe hoteleritë. Faleminderit!”, përfundon letra./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme