Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, i cili në Qeverinë e kaluar ka qenë ministër i Diasporës, ka thënë se Kosovës i duhet platformë vetëm për bisedimet me Serbinë, kurse për çështjet e tjera duhet konsensus.
Ai ka bërë me dije se platforma e Qeverisë për finalizimin e dialogut me Serbinë nuk i plotëson kushtet të quhet platformë.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Murati ka thënë se ajo platformë është një shkresë në të cilën janë vendosur disa objektiva, por nuk tregohet se si do të arrihen ato.
Sipas tij, çfarëdo platforme e bisedimeve me Serbinë do të duhej ta përmbante në vete parimin e reciprocitetit në marrëdhëniet me Serbinë, që do të mund të shtrihej në dy rrafshe.
“Çfarëdo platforme e bisedimeve me Serbinë do të duhej ta përmbante në vete parimin e reciprocitetit në marrëdhëniet me Serbinë. Ky reciprocitet do të mund të shtrihej në dy rrafshe. E para, të gjenden zgjidhje reciprokisht të njëjta për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me ato që do të aplikohen në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin- Potok, në anën tjetër të zbatohet reciprociteti në të drejta si për shqiptarët që jetojnë kudo në Serbi me ato të serbëve në Kosovë”, ka thënë Murati.
Ai ka paralajmëruar se nëse nuk zbatohet ky parim në këto bisedime, Kosova rrezikohet të bëhet një shtet i dështuar./Epoka e Re/
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
Zvicra dhe BE arrijnë marrëveshjen/ Synohet forcimi i lidhje...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Turqia thirrje që grupet militante kurde të dorëzojnë armët
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...