Ka përfunduar takimi i Ekipi Negociator të Kosovës për dialog me Serbinë, i ka për qëllim harmonizimin dhe finalizimin e platformës për dialogun.
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, si bashkëkryesues i ekipit për Dialogun, tha se delegacioni ka punë të përditshme për platformën.
Sipas tij, do të punohet edhe ditëve në vijim deri sa të plotësohet dokumenti për platformën e dialogut. Limaj shtoi se në momentin që përfundon platforma do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës. “
Për respekt që keni pritë. Duhet ta kuptoni që delegacioni ka punë ë përditshme me platformën. Do kemi takime, shpresoj që nesër pasnesër ta plotësojmë dokumentin. Duhet ta kryejmë punën tonë. Nesër përsëri do punojmë. Janë disa detaje që po punojmë. Edhe paradite e pasdite nesër do punohet. Deri në fund të javës do t’i drejtohet kuvendit. Por nëse kryhet edhe nesër do ti drejtohet”, tha Limaj raporton EO.
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...
Protesta e PD-së në Tiranë, 44 të shoqëruar në komisariatet ...
Osmani pritet nga Presidenti i Kolumbisë: Mirënjohëse pafund...
Protesta e opozitës në Tiranë, lirohen 21 protestues