Plani për xhaminë e Prishtinës, kopje e xhamisë së periudhës otomane të Edirnesë (FOTO)

21:12 | 18 Korrik 2017
M. A.

Xhamia qendrore e planifikuar të ndërtohet në lagjen Dardania, dhe modeli i saj po vazhdon të krijojë polemika.

Në një peticion të nënshkruar nga 30 aktivistë të shoqërisë civile, u kërkua që të ridiskutohet modeli i xhamisë që është përzgjedhur nga Bashkësia Islame, pasi që, sipas tyre, ajo xhami nuk përshtatet me planin urbanistik të lagjes.

E xhamia që ka zgjedhur BIK është kopje e një xhamie në qytetin Edirne të Turqisë, e cila, sic tregon drejtori i Urbanzimit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu, është projektuar nga Arkitekt Sinani, që besohet të jetë me prejardhje shqiptare.

“Projekti aktual i cili i është prezentu Drejtorisë së Urbanizmit është projekti i xhamisë që është e njëjta xhami e ndërtume në Edirne, është xhamia Selimia, të cilën e ka projektu dhe e ka ndërtu arkitekt Sinani”, ka thënë Aliu në Rubikon.

“Është një nga xhamitë më të bukura të arkitekturës osmane dhe e e dimë se arkitekt Sinani është me origjinë shqiptare”, ka përfunduar ai.

Kjo është pamja e xhamisë në Edirne, ndërsa e njëjta është prezantuar nga Bashkësia Islame për t’u ndërtuar në Dardani:

selimiye-mosque_1500404600-654940

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme