Në kuadër të përgatitjes së Zgjedhjeve Lokale, të cilat do të mbahen më 17 tetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e planit operacional.
Në këtë plan, janë të listuara të gjitha aktivitetet zgjedhore të cilat do të realizohen për përgatitjen e zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale.
Duke filluar nga dita e sotme dhe deri më 16 gusht, subjektet politike kanë afat për të paraqitur aplikimin e tyre për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjeve dhe dorëzimin e emrave të kandidatëve.
Pas përmbylljes së procesit të certifikimit dhe tërheqjes së shortit, është paraparë fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët. Kjo fushatë është 30 ditore, sepse kështu parashihet në ligj.
Fushata zgjedhore fillon më 16 shtator dhe përfundon më 15 tetor.
Po ashtu, sipas këtij plani, 40 ditë është afati për aplikim për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës (10 korrik – 18 gusht), ndërsa periudha e votimit përmes postës për votuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës është 31 ditë (15 shtator – 15 tetor).
Disa nga aktivitetet kryesore të parashikuara me këtë plan operacional janë si në vijim:
• Afati për aplikim të subjekteve politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjeve fillon më 17 qershor dhe përfundon më 16 gusht;
• Deklarimi i partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje përmes Koalicionit fillon më 16 qershor dhe përfundon më 30 qershor;
• Dorëzimi i kërkesës në institucione për verifikim të kandidatëve sipas nenit 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme fillon më 22 qershor dhe përfundon më 23 gusht;
• Vendimmarja e KQZ-së për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve do të bëhet deri më 1 shtator;
• Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim do të bëhet deri më 8 shtator;
• Periudha e fushatës zgjedhore fillon më 16 shtator dhe përfundon më 15 tetor;
• Afati për aplikim për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës fillon më 10 korrik dhe përfundon më 18 gusht;
• Periudha e votimit përmes postës për votuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës fillon më 15 shtator dhe përfundon më 15 tetor;
• Periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve të ngujuar në shtëpi fillon më 18 gusht dhe përfundon më 2 tetor;
• Periudha për regjistrimin e votuesve me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion fillon më 23 shtator dhe përfundon më 2 tetor;
• Periudha për regjistrimin për votuesit me rrethana të veçanta fillon më 23 shtator dhe përfundon më 2 tetor;
• Identifikimi i votuesve të infektuar me COVID-19 fillon më 5 tetor dhe përfundon më 14 tetor;
• Periudha për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës fillon më 20 korrik dhe përfundon më 7 shtator;
• Periudha e kundërshtimit dhe konfirmimit të listës së votuesve fillon më 24 gusht dhe përfundon më 7 shtator;
• Certifikimi i listës përfundimtare të votuesve nga KQZ do të bëhet më 14 shtator;
• Emërimi i anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve fillon më 28 qershor dhe përfundon më 30 qershor;
• Emërimi i anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit fillon më 30 shtator dhe përfundon më 2 tetor;
• Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve afatgjatë (për të gjithë procesin zgjedhor) të subjekteve politike dhe të OJQ-ve fillon më 1 korrik dhe përfundon më 15 shtator;
• Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve afatgjatë (për të gjithë procesin zgjedhor) ndërkombëtar dhe të mediave fillon më 1 korrik dhe përfundon më 2 tetor;
• Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve afatshkurtër (për ditën e zgjedhjeve) të subjekteve politike dhe të OJQ-ve fillon më 30 korrik dhe përfundon më 27 shtator;
• Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve afatshkurtër (për ditën e zgjedhjeve) ndërkombëtar dhe të mediave fillon më 30 shtator dhe përfundon më 2 tetor;
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...