Google ADS

Plani ” Motoçikleta 2024″, policia shqipton 61 gjoba dhe konfiskon 27 motoçikleta në Ferizaj

20:48 | 28 Korrik 2024
R J

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe policët e stacionit të Ferizajt kanë zbatuar planin e veprimit ” Motoçikleta 2024″.

Gjatë patrullimeve dhe pikave të kontrollit policia ka ndaluar disa persona, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Sot gjatë ditës në Ferizaj janë shqiptuar 61 gjoba për kundërvajtje të ndryshme të shkaktuara në komunikacion,  ndërsa janë konfiskuar edhe 27 motoçikleta dhe skuterë ndaj drejtuesve, të cilët nuk kanë poseduar dokumentacion të rregullt.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara në komunikacionin rrugor, me synim parandalimin e aksidenteve dhe apelojmë tek drejtuesit e motoçikletave që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos drejtojnë motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e komunikacionit rrugor dhe të pajisen me dokumentacion të nevojshëm./Arbresh.info/

Të ngjashme