Vizita e presidentit francez, Emanuel Macron në Beograd e ka qartësuar interesin e Francës për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë.
Kështu shkruajnë sot mediat serbe duke iu referuar burimeve diplomatike në Paris.
Sipas burimeve jozyrtare të “Blicit” serb, presidenti Macron e ka informuar homologun e tij në Beograd, Aleksander Vuçiq për planin e tij për zgjidhjen e problemit mes Kosovës e Serbisë.
Plani i Francës në këtë rrafsh është të luajë një rol shumë aktiv në bisedimet dhe marrëveshjen finale me Serbinë.
“Franca dëshiron të luajë një rol kyç në zgjidhjen e problemit mes Prishtinës dhe Beogradit, mirëpo për shkak të detyrimeve dhe punëve të shumta, nuk mund të merret me këtë çështje në baza ditore. Franca po ashtu pretendon të gjejë një njeri të besuaeshëm i cili do të jetë në krye të këtij misioni në Ballkanin përendimor”, thonë këto burime.
Sipas këtyre raportimeve, ky njeri pritet të dërgohet nga presidenti frances, Emanuel Macron, dhe se përmes tij pritet të shtrihet ndikimi francez në këtë regjion, shkruan lajmi.net.
Roli i Francës dhe i BE-së në këtë rast, sipas mediave serbe do të zbrapsë rolin e SHBA-ve në këtë proces, dhe se Ëashingtoni në këtë rast e respekton udhëheqjen e Bashkimit Evropian për gjetjen e marrëveshjes.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi